                                   Tux Paint
                                version 0.9.32
                      Dokumentim Ndryshoresh të Mjedisit

 Të drejta kopjimi © 2021-2023 nga kontribues të ndryshëm; shihni AUTHORS.txt.
                             https://tuxpaint.org/

                                  5 maj 2023

-------------------------------------------------------------------------------

Tux Paint-i njeh një numër ndryshoresh mjedisi, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë
tërthorazi nga bibliotekat që përdor.

Ndryshore mjedisi të lidhura me depozitim

HOME

    Përcakton “drejtorinë shtëpi” të përdoruesit, që përdoret për të vendosur
    kartela dhe drejtori të tjera të shumta. Në disa raste përdoret si pjesë e
    një vendndodhje rrugëdalje, kur s’janë ujdisur ndryshore të tjera mjedisi
    (gjetkë në këtë dokumentim). Ndonjëherë, vendndodhja për t’u përdorur mund
    të anashkalohet nga mundësi të dhëna në rreshtin e urdhrave, ose përmes
    kartelës së formësimit të Tux Paint-it. Për hollësi, shihni “MUNDËSITË”.

    Në pak shembuj se ku përdoret “$HOME” përfshihen:

      + Vendndodhja e kartelës së formësimit të Tux Paint-it
      + Baza se ku ruan dhe ngarkon Tux Paint-i vizatimet e përdoruesve
      + Vendndodhja e një koleksioni privat të përdoruesit të kartelave të të
        dhënave — stampave, penelave, etj. — (kundrejt atyre që mund të
        përdoren nga krejt sistemi)


XDG_CONFIG_HOME

    Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X,
    vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të
    gjendet “user-dirs.dirs”, ku “XDG_PICTURES_DIR” duhet përcaktuar. Përdoret
    për eksportim vizatimesh dhe GIF-esh të animuar. Përgjithësisht, caktohet
    diçka e ngjashme me “$HOME/Pictures/”. Në mos u përcaktoftë, Tux Paint
    kontrollon te drejtoria “$HOME/.config/”. Nëse s’gjendet dot formësimi, Tux
    Paint-i thjesht eksporton vizatime dhe GIF-e te “$HOME”.



XDG_DATA_HOME

    Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X,
    vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të
    gjendet drejtoria “Trash”. Përdoret kur fshihen figura nga dialogu “Hap” i
    Tux Paint-it. Në mos u përcaktoftë, përdoret vendndodhja “$HOME/.local/
    share/Trash/”, në pastë. Nëse jo, figurat thjesht fshihen, në vend se të
    kalohe gjetiu.



TEMP

    Përcakton vendndodhjen ku mund të krijohen kartela të përkohshme. E
    përdorur nga Tux Paint-i vetëm në OSe Microsoft Windows. Përdor “userdata”,
    nëse s’është ujdisur.

Ndryshore mjedisi të lidhura me gjuhët

LANG
LANGUAGE
LC_ALL
LC_MESSAGES

    Specify the language Tux Paint should utilize in its user interface.
    Overridden by the "--lang" and "--locale" command-line options or their
    configuration file counterparts. The "LANGUAGE" environment variable is
    used, if set. If not, "LC_ALL" is used as a fallback. Then "LC_MESSAGES",
    and finally "LANG".




Ndryshore mjedisi të lidhura me ekranin

Sa vijon janë pak nga ndryshoret e mjedisit të mbuluara nga Simple DirectMedia
Layer (libSDL) — të cilat Tux Paint-i i përdorr për të shfaqur elementë
grafikë, për të luajtur tinguj dhe për të marrë sinjale për miun, tastierën dhe
joystick-un — dhe që mund të jenë të dobishme për për përdorues të Tux
Paint-it.

SDL_VIDEO_ALLOW_SCREENSAVER

    Përcakton nëse Tux Paint-i duhet të lejojë xhirimin e një kursyesi ekrani.
    Mund të vihet '1' (true) nga vetëm Tux Paint-i, duke dhënë mundësinë
    “--allowscreensaver” në rresht urdhrash, ose te pjesa përkatëse e kartelës
    së formësimit.



SDL_VIDEO_WINDOW_POS

    Kërkesa ku të vendoset dritarja e Tux Paint-it dhe mund të përdoret për të
    përcaktuar në cilin ekrani të vendoset një Tux Paint sa krejt ekrani, në
    një sistem me shumë monitorë. Nëse nuk është ujdisur, ose ujdisur si
    “nopref” (që do të thotë “pa parapëlqim”), vendos Simple DirectMedia Layer
    (libSDL). Mund të vihet sa një koordinatë X,Y (p.sh., 200,100), ose
    “center” (që do të thotë “qendër”).




